Më në fund “Big Brother VIP” Kosova e ka një ditë! Produksioni zbuloi këtë të martë se ‘reality show’ fillon më 5 dhjetor. Ndërkohë së fundmi është zbuluar se tre banorët VIP që do të jenë në shtëpinë e BBV Kosova janë reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi.
Gjithashtu në media kanë qarkulluar lajmet se pjesë e këtij formati do të bëhen edhe këngëtarja Adea Pula, balerini Graciano Tagani dhe aktori Artan Thaçi. Banorët do të qëndrojnë 100 ditë brenda shtëpisë dhe do të garojnë për çmimin e madh 200 mijë euro. Më herët është zbuluar se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa në panelin e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Tuna.
Në një intervistë për revistën Bordo (print) Alaudin Hamiti ai ka treguar dhe detaje, deri te kërkesat e çuditshme që banorët VIP kanë pasur, ‘’Kemi patur pyetje të shumta të cilat ende vazhdojnë në këtë moment kur po e bëjmë këtë intervistë. Kërkesa të çuditshme nuk e di nëse mund të quhen, por kanë kërkuar të ketë piano në shtëpi, xhakuzi dhe palestër ndër të tjera”.
Ndërkohë në lidhje për bashkëprezantimin me Jonida Vokshin, moderator tha, “Me Jonidën njihemi qysh moti, kemi patur disa eksperienca televizive së bashku dhe kimia nuk ka munguar, andaj si bashkëprezantuese nga Shqipëria Jonida ka qenë padiskutim zgjedhja e secilit prej nesh në bord”.



















