Aktorja e serialit “Friends”, Jennifer Aniston ka humbur babain e saj John Anthony Aniston në moshën 89-vjeçare. Ka qenë vetë aktorja që ka dhënë lajmin e trishtë me anë të njoftimi në rrjetin e saj social Instagram.
“Baba i ëmbël… John Anthony Aniston. Ti ishe një nga njerëzit më të bukur që kam njohur ndonjëherë. Jam shumë mirënjohës që u ngjite në qiell i qetë dhe pa dhimbje. Dhe më 11/11 jo më pak! Gjithmonë ke pasur kohën perfekte. Ky numër do të ketë gjithmonë një kuptim edhe më të madh për mua tani. Do të të dua deri në fund të kohës”, ka shkruar aktorja në llogarinë e saj në Instagram.
John, 89 vjeç, u nderua në qershor me një çmim për arritjet jetësore Daytime Emmys për rolin e tij të gjatë në telenovelën Days of Our Lives. Edhe pse aktori nuk mori pjesë në ceremoni, Jennifer praktikisht u shfaq në skenën e çmimeve për të festuar karrierën e shkëlqyer të babait të saj.
Së bashku me Jennifer, John ka lënë pas djalin e tij Alex Aniston. John Aniston lindi në Kretë, Greqi dhe shpejt u transferua në Pensilvani me familjen e tij kur ishte ende shumë i ri; atje ai studioi Artet Teatrore në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe më pas u regjistrua në Marinën si oficer i zbulimit. Në vitin 1969 ai mbërriti si Dr. Eric Richards në Days of Our Lives, megjithëse ai u largua nga ai projekt një vit më vonë për të filmuar Love of Life dhe Search for Tomorroë; në ’85, ai vendosi të kthehej në rolin e shefit të krimit Victor Kiriakis.



















