KreuBusull

Rezidenca spektakolare e Shakirës dhe Piques del në shitje!

Pas njoftimit për marrëveshjen së arritur për divorcin, Shakira dhe Gerard Pique thuhet se kanë nxjerrë në treg rezidencën e tyre spektakolare.

Pasi këngëtarja dhe fëmijët e saj të largohen nga prona për t’u shpërngulur në Florida, shtëpia prej 380 metrash katrorë do t’i shitet ofertuesit më të lartë. Shtëpia pritet të kushtojë nga 12 deri në 16 milionë euro dhe pritet të dalë në shitje në vitin 2023.

Dhoma e ndenjes e shtëpisë ka dritare të mëdha që ofrojnë pamje spektakolare të Barcelonës. Nga kjo dhomë shihet edhe fusha e futbollit që kishte ndërtuar Pique, ku kënaqej duke luajtur me fëmijët e tij.

Dhoma e ndenjes, me një tapet të madh ngjyrë bezhë që i jep asaj një ndjesi shtëpiake, ishte hapësira e preferuar e çiftit në shtëpi.  Ajo përmban mobilje moderne me ngjyra neutrale dhe një televizor të madh.

Pas konfirmimit të ndarjes mes Shakirës dhe Piques, detaji i parë që u publikua nga mediat vendase ishte se lojtari i Barcelonës jetonte prej muajsh në apartamentin e beqarisë, atë që kishte blerë para se të fillonte lidhjen me këngëtaren kolumbiane. Është një shtëpi trekatëshe, me të gjitha komoditetet moderne, e vlerësuar në më shumë se 4 milionë euro dhe tashmë ai po e ndan me partneren e tij të re Clara Chia.


Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF