KreuBusull

Ivanov, një tronditje emocionale!

 

Nga Ilda Lumani

Hajde shih teatër tani pas Ivanon! Kjo ishte ndjesia e parë e imja në mbyllje të Ivanov, shfaqjes në Teatrin Kombëtar, që prej një muaj është bërë kryefjala e ngjarjeve artistike në kryeqytet! Jehona e shfaqjes kishte javë që më tundonte, po aq sa dhe përshtypjet me superlativa qe kisha dëgjuar nga profesionistë të teatrit… Rasti e solli, që ta shihja me vonesë dhe me një padurim të madh Ivanov! E me një etje të madhe nga skena në skenë…, Për Ivanov, nuk është se kisha njohuri si shfaqje, po kur flitet për Çehov nuk ka dilema. Madje, as kur një skeptik më tha po ke parë “Tre motrat” (po nga Çehov!), Ç’t’i shohësh më Çulit?! Eh, në një mjedis kaq të vogël teatror, ku shembujt frymëzues janë gjithmonë e të paktë, ku rregjisorët e mirë i kemi si me pikatore, ku rrethi i aktorëve që bëjnë diferencën sa vjen e ngushtohet, ku për fat të keq në mesin e aktroëve të rinj, me kokrra numërohen ata që vërtetë përcjellin emocion dhe respket professional dhe njerëzor, m’u dhimbs ai gjykim. Jo për Çulin, e padyshim jo se jo për Çehov, por për regresin që shoh në mendimet e atij/atyre që pretentohet të jetë/jenë elita e ardhshme!***

Megjithatë t’i kthehem natës së djeshme… Shumicën e kastit e njoh dhe mendova sesa sado mesazhe urimi në privat t’u bëja, në këtë rast do të ishin të pamjaftueshme, kur në fakt komplimentat i meritojnë

publikisht. Aq më tepër, kur sot IVANOV mbyll siparin, dhe të gjitha këto fjalë janë për t’i dhënë Çfarë kjo shfaqje meriton, e jo promo siç do të përkthehej nga të tjerët! E vërteta është që sa hyra në teatër, skenografia ishte mikëpritja e duhur, tërheqja e parë në botën çehoviane, në atë teatër që adhurohet dita sot…

Kostumografia e përsosur ta konkretizonte edhe mësë miri atë realtiet…

Realitet, me të cilin vetëm Nicolai Ivanov nuk përputhej. Një dramë njerëzore, që mund t’i ndodhë Çdo njeriu. Ajo që sot njihet si depresion, që rrëzon edhe njeriun më të pushtetshëm, më të fuqishëm, më të pasur, apo dita sot edhe më të famshëm…

Humbja e motivit të jetës është zanfilla e një drame që kapërcen atë të Çiftit, të familjes, të shtëpisë e mandej kalon në atë të rrethit shoqëror, e deri tek gjithë qyteti!

Jeta në një zonë të veçuar, ku thashethemet krijojnë perceptime dhe realitete të tjera, të cilat nisin dhe vetë personazhet t’I besojnë, e çojnë njeriun në kulm të dëshpërimit.

Drama në çdo akt zhvillohej e të rrëmbente si magnet, ndërsa në kulmin e ngjarjes të rrëzonte përtokë me dramacitetin e mbylljes.

Nëse në fundin e aktit të parë, Ana gjen bashkëshortin, të cilit po i rrëmben një puthje Sasha, në aktin e dytë sheh luftën mes Anës dhe Ivanov, debatin, që përfundon në sharrje dhe urrejtje të dy njerëzve që dikur u deshën më shumë se shumë… – Akt, që u mbyll me lot në sytë e publikut!

Teksa akti i tretë, dhe fundi i shfaqjes mbyllet me atë që tashmë nuk kishte më rrugëdalje, vetëvrasjen e Ivanov, në ditën e dasmës së tij!

Mbyllje tronditëse! Pistoleta shkrepet dhe publiku gati është i pafuqishëm të duartokasë. Tronditja e aktit ka kaluar nga skena tek çdo spectator. Personalisht, m’u deshën disa minuta “të zgjohesha”, për t’u bashkuar në brohoritje me të tjerët…

Çfarë fuqie ka teatri! Çfarë mjeshtërie regjisoriale, për të mbërritur në këto gjendje! Çfarë kasti aktorësh!

Ndaj, përtej komplimenteve në grup apo secilit dua t’u them Faleminderit të gjithëve për çfarë na dhatë!

Faleminderit për këtë shfaqje të mrekullueshme, shijen e së cilës do të më duhet kohë, ndoshta shumë kohë për ta rijetuar.

Faleminderit: Hervin Çuli, Dritan Boriçi, Luli Bitri, Alfred Trebicka, Neritan Liçaj, Laert Vasili, Elia Zaharia, Gert Ferra Anila Bisha, Fleura Kureta, Dori Çaushi, Donald Shehu, Genti Deçka, etj.. Faleminderit të gjithëve!

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF