Kevin Conroy, i njohur për animimin e zërit të personazhit kryesor në filmin e animuar Batman, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare pas një beteje të vështirë me kancerin.
“Batman: The Animated Series” fillimisht u transmetua për 85 episode në Fox Kids në vitet 1992-1995. Zëri i thellë dhe i ashpër i Batman-it i Conroy u vlerësua gjerësisht nga kritikët dhe fansat e librave komikë. Në serial mbahet mend edhe performanca e paharrueshme të Mark Hamill si Xhoker.
“Kevin ishte i përsosur. Ai ishte një nga njerëzit e mi të preferuar në planet dhe e doja si një vëlla. Ai me të vërtetë kujdesej për njerëzit përreth tij, mirësjellja e tij shkëlqeu në gjithçka që bënte”, tha Hamill.
Së fundmi Conroy shkroi “Finding Batman”, i cili u shfaq si pjesë e DC Pride 2022 në fillim të këtij viti. Gjithashtu, Conroy kishte folur hapur se ishte homoseksual, duke e bërë atë aktorin e vetëm haptazi homoseksual që portretizon zërin e një prej personazheve më të njohur.



















