KreuBusull

Pas shkëputjes 2 vjeçare rikthehet në ekran gazetarja simpatike e sportit!

Dy vite më parë menjëherë sapo solli në jetë djalin e saj Gred, gazetarja simpatike e sportit Pejana Elezi njoftoi se për ca kohë do të shkëputet nga ekrani për t’ju dedikuar të birit. Duket se mami Pejana ka marrë kohën e mjaftueshme për të shijuar mëmësinë dhe është gati për t’u rikthyer në ekran.

Duke nisur nga data 21 nëntor  në orën 10:00 – 10-45 Pejana Elezi do të bashkëmoderojë me kolegen e saj Sabina Mete programin sportiv “Sot në Botëror”.

Për të gjithë të apasionuarit pas futollit e kryesisht pas kampionatit botëror çdo mëngjes dy bukuroshet e RTSH Sport do të analizojnë me të ftuarit e tyre, jo vetëm nga bota e futbollit, zhvillimet,  ndeshjet, golat më të bukur të mbrëmjeve të Botërorit “Qatar 2022” si dhe do të ketë kuriozitete nga çdo gjë që ndodh në Katar, dhe diskutime të tjera lidhur me eventin më të rëndësishëm të futbollit që organizohet për herë në parë në histori në stinën e dimrit.

Pejana Elezi prej disa vitesh po jeton një histori të bukur dashurie me kantautorin Kledi Bahiti dhe dyshja u bënë prindër për herë të parë më 1 tetor 2020 .

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF