KreuBusull

Edhe një tjetër yll shqiptar do të ngjitet në skenën e “MTV Awards”!

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, “MTV Europe Music Awards 2022” do të mbahet këtë të diel.

Në këtë mbrëmje çmimesh pritet të ngjiten shqiptaret që na bëjnë krenarë në mbarë botën, duke filluar nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit.

E teksa më herët mësuam se Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë prezantues të eventit ndërsa dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë hitet e tyre më të fundit, së fundmi në skenën e madhe bëhet e ditur se do të ngjitet edhe Dua Lipa.

Bebe dhe Ava janë nominuar gjithashtu edhe për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”. Në po të njëjtën garë për të marrë këtë çmim është bashkuar edhe Dua Lipa.

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF