Moderatorja e njohur Oriela Nebiaj ka vendosur ta pranojë mandatin e deputetes në Parlament, pas Grida Duma dha dorëheqjen këtë të martë.
Lajmi qarkulloi këtë të martë, ndërkohë që vetëm së fundmi moderatorja e ka konfirmuar lajmin për mediat.
Moderatorja kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale dhe ishte renditur e 18-ta në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.
Para moderatores së njohur ishte Petrit Doda, por me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, mandatin e ligjvënësit që lë një grua e merr po një grua.



















