KreuBusull

“I vdekur për së gjalli”, Flori Mumajesi: 4 vitet e fundit një horror, mohova gjakun tim!

Pas shqetësimit që shkaktoi me komentet një ditë më parë, përmes një “Story” në Instagram, Flori ka ndarë disa detaje të tjera nga jeta e tij dhe gjendja e tij emocionale shihet qartazi që është e ngarkuar.

“Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Është histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën ‘Thjesht të du’, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova shumë dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën. Një ditë pasi im atë doli nga spitali…”- u shpreh Flori.

Ndërsa, në një tjetër video ai i është drejtuar dikujt si “shoqja ime e ngushtë”, që sipas tij e ka akuzuar se po viktimizohet me të tilla deklarata.

“Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu s’jam i viktimizuar. Ka harruar që unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër (bën shenjën e armës). Ka harruar që unë po të viktimizohesha do kisha dalë, por unë viktimizimin s’e bëj dot. Viktimizimi bëhet për një arsye, për të përfituar diçka. Unë s’jam as servil, as pa dinjitet dhe e gjitha kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam: muzikën dhe dinjitetin. Prandaj të gjitha ngjarjet kanë ndodhur kështu. Nuk jetoj dot klishe, bëj ca udhëtime dhe kthehu. Unë dhe pak para se të më ndodhte humbja e fundit (i referohet vdekjes së nënës), kam punuar dhe jam strapacuar. Qaja natën, ditën punoja. Sfidova veten në mënyrën më të gabuar. Unë kurrë nuk kam konkurruar për kupa, as për çmime. Nuk vë dot shpirtin tim në konkurrim. Për çfarë? E vlerësoj shumë publikun dhe kur i pëlqejnë këngët, por nuk i mbaj kurrë kupat. Jua kam dhënë njerëzve të mi të rëndësishëm sepse më duket shumë pompozitet t’i mbaj në studion time. Ky s’është viktimizim, është e kundërta.
Më thuaj, shoqja ime ngushtë ti si do ndiheshe? Kur shihje që talleshin me kupat? Për vlerat që mbartin? Për këngën ‘Thjesht të du’ që më bën të ndihem keq para dhe pas çdo dasme. Unë qaja para çdo dasme. Ajo këngë është histori, është krijesa ime. E pamundura ime më saktë. Si nga familja që më ka sjellë në jetë ashtu dhe për familjen që s’e kam ndërtuar dot vetë. Simbolin e jetës”, vazhdon Flori i cili mes emocioneve shprehet se e ka të pamundur ta këndojë më atë këngë.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF