Gazetarja e njohur dhe shumë e dashur Anita Haradinaj ka pësuar një dëmtim në gju, ndaj gjatë spektaklit të kësaj të hëne ka njoftuar se do të ndërpresë rrugëtimin e saj në “Dance Albania”.
Anita mbajti një fjalim të bukur dhe tepër emocionues, teksa e cilësoi eksperiencën e “Dance Albania” si të jashtëzakonshme dhe shumë e bukur.
Gjatë fjalës që mbajti Haradinaj e cilësoi eksperiencën në “Dance Albania” si të jashtëzakonshme dhe shumë e bukur.
Gazetarja dha edhe një këshillë për të gjithë ata që u jepet mundësia të provojnë diçka ndryshe nga ajo që kanë bërë, duke theksuar se nuk duhet të kenë frikë të sfidojnë veten, dhe të marrin më të mirën prej saj.
“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më. E di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im. Do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja.
Gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura. Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël. Do kisha vazhduar ta shijoj. Ju falënderoj të gjithëve. Falënderoj Verën, të falenderoj ty, falenderoj jurinë. Kemi kaluar momente shumë të bukura, do të më mungoni. Unë e kam pranuar këtë eksperiencë sepse ka qenë diçka ndryshe nga 23 vjetët e karrierës time në televizion, nga një profil totalisht ndryshe. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur. Më vjen mirë që kam qenë pjesë e saj.
Doja t’u thoja të gjithëve njerëzve, kur ju jepet mundësia që të provojnë diçka ndryshe nga ajo që kanë bërë të mos kenë frikë dhe ta sfidojnë veten sepse nuk i dihet, nuk do të thotë që të dalësh gjithmonë i pari, sa do të thotë që në jetë të përmbushesh me sfidat dhe eksperiencën e bukur”, tha Anita.