Regjisori Gëzim Kame feston sot 75-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të shënuar, aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur Viktor Zhusti ka bërë një urim emocionues për mikun e tij në rrjetin social Facebook.
Përkrah një fotografie të regjisorit, aktori e cilëson mik e koleg të çmuar Kamen, pa të cilin Viktor Zhusti nuk do të ishte ai që është sot.
“GËZIM KAME! 75 vjeç! Miku dhe kolegu im, i çmuar ! Pas një bashkepunimi prej gjysëm shekulli, kam kuptuar dhe pohoj që, nëse nuk do ishin takuar rrugët tona, nuk di ç’do ishe ti, por di me siguri që unë, nuk do isha ky që jam ! (i vetëdijshëm për sa jam, se pasqyra ku bëj tualetin e mengjesit, nuk e ka anën zmadhuese). KAME! Uroj që jeta jote artistike, të jetë po aq sa ajo biologjike!“, ka shkruar aktori.



















