KreuBusull

Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… Klaudia Pepa tregon pasigurinë e saj pa filtera

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ndyshe nga çfarë shohim çdo ditë.

Duke treguar pa asnjë filter apo make up fytyrën e saj këto ditë, e cila duket pak akneike.

Klaudia ka treguar se për këtë mund të ketë ndikuar periudha e ngarkuar me punë, udhëtimet apo ushqimi jo i shëndetshëm.

“Jam pak e trishtuar. Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt. Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin. Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj.

Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar.

Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi.

Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, -ka shkruar Klaudia.

Postimi ka marrë shumë komente, ku e përgëzojnë Klaudian për vërtetësinë dhe shembullin e mirë që jep.

Dhe në fakt ne kemi kaq shumë nevojë për gjërat e vërteta dhe pa filtera…Një pasiguri si kjo e Klaudias e kanë shumë vajza në jetën reale.

Por nga VIP-at shumë rrallë jemi mësuar të tregojnë shembull të tillë.

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF