Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Era Rusi ka dhënë së fundmi një intervistë shumë të bukur për revistën “Bordo”.
Era me sinqeritet foli për jetën e saj profesionale por edhe atë private, për të cilën kemi jo pak kuriozitet, duke qenë se këngëtarja gjithmonë ka qenë shumë e rezervuar.
Era, ekskluzivisht për “Bordo”, pranoi se është në një lidhje dashurie, duke theksuar se është një fazë të rëndësishme e jetës së saj.
“Ju thashë që më pëlqen të gatuaj dhe ajo dëshirë nuk ka ardhur kot. Kam zemrën plot dhe kjo është një fazë e rëndësishme e jetës sime. Por sërish mendoj se jeta private e një artisti duhet të mbetet private”, tha Era Rusi./bordo.al
Pjesë nga intervista e Era Rusit për Revistën Bordo (print) 2022:
Gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private, mos ndoshta ka ardhur momenti të ndani diçka me ne? Është dikush në zemrën e Erës?
Ju thashë që më pëlqen të gatuaj dhe ajo dëshirë nuk ka ardhur kot (qesh). Kam zemrën plot dhe kjo është një fazë e rëndësishme e jetës sime. Por sërish mendoj se jeta private e një artisti duhet të mbetet private.
Intervistën e plotë e gjeni në Revistën BORDO (print), nëntor 2022!



















