KreuBusull

Si ndikon kafja në sistemin nervor brenda 15 minutash?!

Kafja është një nga stimuluesit më të përdorur në botë, e cila shpalos vlerat e saj 15-20 minuta pasi futet në organizëm.

Sipas ekspertëve, efektet e kafes zgjasin zakonisht 8 deri në 14 orë në varësi të gjinisë, peshës, moshës. Efektet pozitive të një sasi prej 250 mg kafeinë në ditë (2-3 filxhanë kafe) janë: përmirëson përqendrimin, largon stresin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kafeina gjithashtu ka një ndikim të fortë edhe në sistemin qendror nervor.

Ajo vepron kundër përgatitjes së organizmin për të fjetur. Ajo ndikon te receptorët e trurit dhe për pasojë njeriu është energjik e aspak i përgjumur.

Një sasi normale konsumi të kafeinës besohet të jetë deri në 400 mg në ditë.

Nëse dëshironi të hiqni dorë nga kafeina, duhet ta bëni atë në mënyrë shumë graduale. Duke qenë stimulues, heqja dorë prej kafeinës menjëherë përcillet negativisht nga organizmi: do të ndiheni në ankth, të irrituar dhe të përgjumur, por këtë për një kohë të shkurtër.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF