Anita Haradinaj ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Aldo Morning Show”, ku ndër të tjera ajo ka folur për eksperiencën e saj të re televizive në “Dance Albania”.
Teksa u pyet se si po ndikon largësia në marrëdhënien e saj me bashkëshortin, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ajo tha,
“Me Ramushin kam pasur një raport që ai ka qenë në Hagë, edhe është në punë është në lëvizje, edhe unë kam qenë gjithë kohës në lëvizje. Unë Tiranën e kam aty, në derë të shtëpisë”.
Më tej Anita shtoi, “Them jam duke ikur në shtëpi. Nuk e ndieja shumë, nuk e ndien as Ramushi sepse kam kohë që e bëj këtë gjë. Pavarësisht “Dance” nuk jam shkëputur asnjëherë nga Tirana”.