KreuBusull

Armina ka një kërkesë për burrat: Ose bëni punët e shtëpisë, ose paguani dikë të pastrojë!

Blogerja e njohur Armina Mevlani gjatë programit të kësaj të mërkure në “Goca dhe Gra” tha se në bashkëjetesë kur të dy partnerët punojnë është e domosdoshme që secili të japë kontributin e tij në punët e shtëpisë.

Armina theksoi se partneri ose duhet të të ndihmojë, ose duhet të paguajë dikë për ndihmë.

“Unë them dy janë mundësitë, ose të ketë mundësi ekonomike të të sjellë dikë të të pastrojë, ose përvishni duar çun i dashur. S’ka, shtëpia është e të dyve. Të dy duhet të kontriubojnë në mënyra të ndryshëm. Të dy janë në punë.

Mendoj se të gjithë burrat janë të rrëmujshëm. Mund të ketë ndonjë radhë domethënë. Është njëri në “Tik Tok” që hekuros çarçafët dhe i shkruajnë gratë ‘mos je serial killer’ se ai hekuros”, tha Armina.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF