Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik që ndodhi këtë të diel në Itali, ku 4 personat të një familje shqiptare humbën jetën tragjikisht në një aksident.
Orjol Lame, 32 vjeç, i vetmi i mbijetuar, drejtonte makinën nën efektin e drogës në momentin që ndodhi aksidenti.
Sipas mediave italiane rezultati i testeve të cilave i është nënshtruar 32-vjeçari kanë dalë “pozitive”.
Në këtë aksident humbën jetën: Shane Hyseni, djali i tyre i vogël Mattias vetëm një vjeç e gjysmë, si dhe Resat dhe Rejana, vëllai dhe motra e Shane, 11 dhe 9 vjeç.
Kujtojmë që automjetin Fiat Stilo u përplas me një godinë shtëpie të pabanuar në via Emilia, Parma, Itali. Këtë të enjte trupat e pajetë do të dërgohen në Shqipëri, pasi prindërit e tyre kanë vendosur që t’i varrosin në Durrës.



















