KreuBusull

Martesa e tyre në krizë? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen të lumtur së bashku!

Aktori Ben Affleck është fotografuar me yllin e muzikës Jennifer Lopez pasi në media u aludua se martesa e tyre është në krizë.

Ata u ndalën në një dyqan në lagjen Brentwood të Los Angelos këtë të martën.

53-vjeçarja kishte veshur një bluzë të bardhë ku barku i saj i tonifikuar binte në sy, pantallona sportive të bardha dhe atlete gri të lehta për ditën.

Dy të dashuruarve iu bashkuan në dalje edhe djali i Jennifer-it, Max, 14 vjeç, dhe djali i Ben, Samuel, 10 vjeç.

Ben u pa në stilin e tij tipik teksa veshi pantallona të errëta, një këmishë blu dhe një pallto. Ai gjithashtu kishte veshur një palë syze që shmangnin diellin dhe mbante një çantë dhe një pije.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF