Libri me kujtimet e Princit Harry, i titulluar “Spare” pritet të dalë më 10 janar 2023.
Kujtimet e Dukës së Sussex-it janë shkruar nga autori amerikan, fitues i çmimit Pulitzer, JR Moehringer dhe të shumtë janë ata që po e presin botimin e tij me një interes të jashtëzakonshëm.
“Unë po e shkruaj këtë libër jo si princi që linda, por si njeriu që u bëra,” u shpreh Harry 38 vjeç. Nga libri “Spare” priten të zbulohen shumë nga detajet e marrëdhënies së tij me Meghan Markle, por edhe me anëtarët e familjes mbretërore.
Së fundmi është me dije se libri do të kushtojë 14 pund në Mbretërinë e Bashkuar, 36 dollarë në SHBA, ndërsa në eBook do të kushtojë 13,99£ dhe 17,99 dollarë.