Madonna i ka befasuar të gjithë fansat e saj në mbarë botën, teksa i ka treguar fytyrën e saj të vërtetë pa ‘make up’ dhe pa filtra.
Ylli e popit postoi një video në llogarinë e saj në TikTok, në të cilën ajo kishte veshur një rrjetë të gjelbër.
“O Zot, pse e bëre këtë?”, dëgjohet teksa thotë Madonna duke iu referuar imazhit të fytyrës së saj. Këngëtarja në videon e përmendur duket e “ënjtur”, ndërsa fytyra e saj ka disa shenja të kuqe, të cilat duken si njolla.
https://vm.tiktok.com/ZMFAHvHQ3/
Së fundmi kirurgët kanë folur për “Page Six” dhe kanë shpjeguar se çfarë operacionesh mund të ketë bërë ylli.
“Kur pashë videon, si shumë të tjerë, u befasova shumë nga pamja e saj”, tha Dr. Ehsan Ali, CEO i Beverly Hills Concierge Doctor and Urgent Care. “Ajo padyshim që ka bërë një ngritje të fytyrës, lëkura e saj është e tendosur dhe e shtrënguar, pa varje apo rrudha. Një ngritje e fytyrës ndryshon edhe formën e syve të Madonna-s, ata janë tërhequr lart. Gjithashtu, Madonna patjetër ka bërë një rinoplastikë. Hunda e saj duket shumë e ngushtë me një majë të mprehtë. Për të mos përmendur Botox-in”, shtoi ai.
Madje ajo ka shpjeguar se botoksi që ka bërë dëshmohet nga “rrudhat inekzistente të shprehjes në fytyrë”. “Ajo ka ngatërruar edhe mollëzat e saj, ndoshta ka pasur mbushje hialuronik. Duken krejtësisht ndryshe dhe bien në sy”, thotë ai.
Dr. Pamela Ëeinberger nga Plump Cosmetics and Injectables në Miami thotë se ylli i popit ka pasur trajtime me injeksione në mollëzat e saj. Ajo ka deklaruar se një tjetër gjë që këngëtarja mund ta ketë “ngacmuar” janë vetullat e saj, pasi në shumicën e fotove duket se janë më lart se “zona” e fytyrës, ku kanë qenë në të kaluarën.
Duke llogaritur koston e operacioneve të mësipërme, kirurgët plastikë vlerësojnë se Madonna duhet të ketë shpenzuar rreth 30 mijë dollarë për të “korrigjuar” imazhin e saj.