Meghan Markle “kontrollon” sjelljen e Harry-t në publik me gjuhën e saj të trupit dhe përdor një gjest dore për të ndaluar princin të flasë.
Të paktën kështu pretendon një ekspert i gjuhës së trupit. Harry e kupton gjuhën e trupit të Meghan dhe e ndjek atë, ndërsa e kundërta nuk ndodh, tha Jesus Enrique Rosas, i cili ka kanalin e tij në YouTube, Body Language Guy.
Në veçanti, Dukesha e Sussex-it bën një lëvizje shumë delikate, duke prekur të shoqin dhe duke i kujtuar se ata duhet të vazhdojnë me axhendën e tyre, ose se nuk duhet që t’i flasë më shumë personave me të cilët po kontakton.
Siç raporton eksperti, Meghan Markle e kishte përdorur këtë shenjë disa herë kur ishin ende duke punuar si pjesëtare aktive të familjes mbretërore në raste të ndryshme, si për shembull së fundmi në gala të mbajtur në Nju Jork disa muaj më parë, si dhe në intervistën e tyre që dhanë për Oprah Winfrey.
Burimi: TheMirror