Festivali i Këngës në RTSH po afron, dhe fituesja e vitit të kaluar këngëtarja e njohur Ronela Hajati, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Sekret”, është bërë nostalgjike.
Ajo ka postuar një video nga performanca për të cilën është shprehur e emocionuar dhe ka theksuar se kënga e saj mbetet një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit.
“Që kur nisi sezoni i Festivalit të Këngës u bëra shumë nostalgjike duke e parë këtë. Pas gjithçkaje që u tha e që ndodhi, por për këto nuk e di nëse do të flasë ndonjëherë, ‘Sekret’ është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit. Nëse do ta rikëndoj ndonjëherë me këtë këngë në skenë do qaj e sigurt. Ne kemi bërë një punë të mahnitshme. Ju dua me gjithë zemër”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë që këtë vit Festivali ka ndryshuar formulën, dhe kënga fituese jo domosdosmërisht shkon në Eurovision. Kënga fituese e Festivalit do të zgjidhet nga juria, ndërkohë që kënga për nga Eurovision nga votat e publikut.



















