Ylli i muzikës Katy Perry ka sqaruar për herë të parë se çfarë ndodhi me syrin e saj, teksa po mbante një koncert në Las Vegas.
Videoja ku ajo nuk mund të kontrollonte syrin e djathtë dhe e lëvizte në mënyrën të pakontrolluar u vë menjëherë virale dhe të shumta ishin aludimet që nisën.
Shumë pretenduan se problemi mund të ishte shkaktuar nga ngjitësi i qerpikëve, të tjerë menduan se kishte ndonjë problem me syrin.
Së fundmi me anë të një postimi në llogarinë së saj në Instagram, Perry ka postuar një video me momentin viral duke sqaruar se në fakt ka qenë thjesht një marifet për performancën e saj.



















