Kanye West thotë se humbi dy miliardë dollarë në një ditë të vetme pas shkëputjes së disa partneriteteve të mëdha me kompani të njohura.
Reperi i njohur postoi një mesazh në Instagram për Ari Emanuel, CEO i agjencisë argëtuese dhe mediatike Endeavour, i cili u kishte kërkuar kompanive të ndaloni së bëri biznes me të pas valës së tij të fundit të komenteve për hebrenjtë.
“Ari Emanuel, humba dy miliardë dollarë në një ditë dhe jam ende gjallë”, shkroi West në Instagram, teksa më tej shtoi, “Ky është fjalim dashurie. Unë ende të dua. Zoti ende ju do. Paratë nuk janë ai që jam unë. Populli është ai që jam unë”.
Kujtojmë që në media u raportua se Kanye humbi statusin e miliarderit këtë javë pasi disa bashkëpunëtorë të biznesit dhe modës ndërprenë lidhjet për disa komente antisemitike të bëra në javët e fundit dhe pas promovimit të bluzave “White Lives Matter”.



















