Aktori Tom Hiddleston dhe aktorja Zawe Ashton kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.
“Tom dhe Zawe janë shumë të lumtur”, tha një burim për Us Weekly të mërkurën. “Ata kanë pasur vështirësi dhe nuk po flenë shumë, por janë të emocionuar”.
Lajmi i bukur se aktori do të bëhej baba për herë të parë erdhi në të njëjtin muaj kur Hiddleston, konfirmoi fejesën e tyre. “Jam shumë i lumtur”, tha aktori për Los Angeles Times.
Dyshja ndezën thashethemet e fejesës tre muaj më parë kur Ashton u pa me një unazë në dorën e saj të majtë në BAFTA Awards.
Kujtojmë që Tom ka qenë i lidhur më parë me Taylor Swift. Ai foli për romancën e tij me fituesen e Grammy-së pasi u ndanë, duke i thënë GQ se e konsideron atë “një grua të mahnitshme”.



















