KreuBusull

“Po ma shkatërroni jetën”, Fifi shkund Top Channel; hiqet promoja e “Big Brother VIP”!

Pas shumë aludimesh në media sociale se Arbana Osmani nuk do të prezantonte “Big Brother VIP” Top Channel këtë të mërkurë i dha fund gjithë aludimeve duke publikuar promon e ‘reality show’.

Kjo video u publikua edhe nga Arbana e cila krah postimit shkroi, “Më shpejt se ç’e prisni”.

 

Por promoja, e cila dukshëm ishte realizuar me ngut dhe e pakuruar nga produksioni, nuk u prit mirë nga shumë ndjekës për faktin se në të ishte vendosur edhe momenti kur Fifit i ra të fikët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërkohë që ka reaguar ashpër edhe vetë këngëtarja,

“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përveç këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është.

Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?

Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje.Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, është shprehur Fifi.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF