Ky sezon i ri i spektaklit të humorit “Portokalli” riktheu Xhemi Shehun, e cila iu bashkua në moderim Salsanos dhe Fjoralba Ponarit.
Kurioziteti se si është raporti mes dy bukurosheve është i madh, dhe së fundmi teksa Fjoralba ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram një prej tyre e ka pyetur në lidhje me këtë gjë.
Fjoralba nuk ka nguruar t’i përgjigjet ndjekësit, ndërkohë që ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që ato bashkëpunojnë.
“Jemi njohur kur të dyja punonim në “E Diell” edhe pse në pozicione të ndryshme nga marrëdhënia që kemi sot. Gjithmonë kam pasur shumë konsideratë për të si njeri, patjetër dhe si profesioniste, prej së cilës kam shumë çfarë të mësoj”, ka shkruar ajo.



















