KreuBusull

Zyrtarisht në ‘luftë’: Icardi shkarkon Wandën; Ajo kërkon pagesën prej 1 milion eurosh!

Tensioni mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdon të rritet dhe këtë herë ka të bëjë me një përzierje çështjesh profesionale dhe personale.

Wanda Nara ka qenë përfaqësuesia e bashkëshortit të saj gjatë karrierës së tij. Por, mesa duket ndarja e tyre e papritur ka sjellë me vete edhe pasoja profesionale.

Wanda Nada ka lëshuar një faturë prej një milion eurosh për rolin e saj në transferimin e Icardit te Galatasaray, megjithatë, sipas mediave turke, “futbollisti argjentinas ka pohuar se Wanda Nara nuk është më agjentja e tij, ndaj e refuzoi kërkesën, duke pretenduar se është ilegale”.

Polemika është më e madhe se kurrë pasi Icardi nuk dëshiron paguajë Wanda Narën pavarësisht se biznesmenia i ka kërkuar klubit që paratë t’i derdhen sa më shpejt në llogarinë e saj për punën që ajo ka bërë.

Kujtojmë që ky vendim i futbollistit vjen pak ditë pasi u konfirmua lidhja e Wanda me këngëtarin argjentinas L-Gante me një puthje në publik.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF