KreuBusull

Ramush Haradinaj Anitës: Të kam lakmi për..

Gjatë provave të spektaklit të “Dance Albania”, të cilat zhvillohet të dielën mbrëma, Anita Haradinaj pati një spektator të veçantë, bashkëshortin e saj, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ky moment emocionues u transmetua këtë të hënë gjatë spektakli ‘live’, ku shihej se teksa Anita bënte provat për performancën, shikimi admirues i Ramush Haradinaj ishte gjithçka që çdo grua do të dëshironte.

Moment shumë romantik ishte edhe kur Anita pas provave përfundon në krahët e bashkëshortit të saj duke shkëmbyer puthje e përqafime, teksa zhvilluan edhe një bisedë të ngrohtë me njëri-tjetrit.

Ramush Haradinaj: Shumë e mirë je, shumë e guximshme. Kjo për mua është krejt ndryshe

 

Anita Haradinaj: Do të doja që ti të kërceje me mua aty, të bësh një dy padjeshka.

 

Ramush Haradinaj: Për aty nuk e di me kërcy, tashi që ke mësuar ndoshta. Të kam lakmi për guximin se sa e mirë je e dinë të gjithë

Kujtojmë që Anita Haradinaj gjatë kësaj periudhe ndodhet larg bashkëshortit dhe fëmijëve dhe kjo ka bërë që gazetarja e njohur të emocionohet dhe përlotet në skenën e “Dance Albania”.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF