KreuBusull

Divorci është thjesht një letër për Kanye West: Unë do ta dua Kim për gjithë jetën!

Pas ndarjes së Kim Kardashian dhe Pete Davidson të shumtë kanë qenë fansat që kanë menduar për një pajtim të mundshëm me ish-in e saj, reperin Kanye West.

E ndërkohë që procesi i divorcit mes të dyve ishte shumë i vështirë, për shkak të pengesave të vazhdueshme që artisti vendosi në ndarjen nga Kim. Megjithatë, ky proces nuk duket se ka pasur shumë rëndësi për West.

Së fundmi West ka bërë një deklaratë befasuese për ndjenjat e tij ndaj biznesmenes.

“Unë do ta dua atë për gjithë jetën. Çuditërisht do ta mbroj. Mund të jem i divorcuar në letër, por nuk jam i divorcuar nga ideja e të qenit mbrojtës”, tha West gjatë një interviste me Piers Morgan.

West duket se nuk i intereson divorci, pasi ai kurrë nuk do të ndalojë së dashuruari Kim. Ai ka kujtuar me nostalgji pseudonimin ‘Kimye’ që i është vënë kur ata ishin në lidhje,“Emri i saj tani nuk është më West. Emri im tani është thjesht Ye. Nëse do të ishim përsëri bashkë, çfarë do të ishim, Kimye?”.

 

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF