KreuBusull

Nora Istrefi flet hapur për ndarjen nga Roberti: Ka qenë shumë e vështirë…

Këngëtarja Nora Istrefi ka komentuar për herë të parë divorcin me Robert Berishën. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Më lër të flas’, Nora tha se vendimi për t’u ndarë ishte i përbashkët. Megjithatë, ajo u shpreh se vitet më të bukura të jetës i ka kaluar së bashku me Robertin.

“E kemi marrë vendimin të dytë, me Robertin jam fejuar në moshën 23 vjeçare. Kemi qenë për 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, sensi humorit, pamja, gjithçka. Por nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar, lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kam dëshirë që t’i mbaj për vete. Përse vendosëm deri te divorci ishte që të kemi qetësi shpirtërore dhe që Renee të ketë një ambient të përshtatshëm”, u shpreh Nora.

“Sigurisht ka qenë shumë e vështirë, tepër. Ka qenë vështirë edhe për mua edhe për vajzën. Ka qenë edhe më i vështirë vendimi derisa e kam marrë. Nuk mundem ta përshkruaj me fjalë”, vazhdoi më tej ajo.

Nora u shpreh se për të kaluar atë periudhë ka pasur pranë vetes njerëzit e dashur.

“Më kanë ndihmuar miqtë, më kanë qëndruar afër. Nuk janë pajtuar me vendimin tim, por më kanë qëndruar afër”, përfundon ajo.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi dhe muzikanti Robert Berisha, i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2019.

Ata kanë qenë bashkë për 14 vite dhe nga ajo martesë kanë një vajzë të quajtur, Renee.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF