KreuBusull

U nda nga Afrona; flet Teuta ish-gruaja e Bleros: Shpesh ka arsyetë mëdha!

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, ish-bashkëshortja e këngëtarit, ka dhënë mendimin e saj në lidhje me ndarjen e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës.

Teuta, e cila ka dhe një vajzë me këngëtarin, gjatë një interviste të fundit u shpreh se ndjen keqardhje për dyshen. “Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë…Shikoni askush nuk martohet për t’u ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha”, tha Teuta për “Mirage”.

“Kur sheh që një çift që ndahet, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive. Nganjëherë është më mirë më herët sesa vonë dhe krejt çfarë mund të them si njeri i tretë, sepse në mënyrë indirekte jetët tona janë ndërlidhur, është ishalla kanë shëndetin”, shtoi ajo me tej.

Kujtojmë që Blero konfirmoi ndarjen me Afronën me anë të një postimi të gjatë në rrjetin social Instagram, duke mos dhënë detaje në lidhje me arsyen e ndarjes.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF