Ngjyrat e Vjeshtës
Nga e verdha e kungullit, tek ngjyrat e forta të frutave të pyllit, Bordo ju sugjeron disa receta me shije unike, të cilat i rezervon vetëm sezonin i Vjeshtës.
Tas smoothie me fruta të kuqe
Përbërësit: 300 ml qumësht bajame, 2 banane të ngrira, 1 lugë mjedra, 1 lugë boronica
Përgatitja: Përziejini gjithçka në një blender në një konsistencë të butë dhe të trashë. Në një enë shtoni disa copa banane, kivi, kumbulla dhe mjedra. Dekoroni përgatitjen me mbushje – farat e susamit dhe tërshërës – dhe spërkateni me kanellë.



















