KreuBusull

Një tjetër vend largohet nga Eurovision; pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut!

Një tjetër vend ballkanik është larguar nga  Eurovizionit 2023: Bullgaria.

Pas konfirmimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm, tani është radha e Bullgarisë të tërhiqet nga konkursi, i cili do të mbahet në Liverpool.

Lajmi u konfirmua nga vetë EBU me shpalljen e 37 vendeve konkurruese.

BBC News i është thënë se vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas ndalimit të Rusisë, ndaj këto tre vende kanë marrë këtë vendim.

lg.php.gif

Se sa paguan çdo transmetues pjesëmarrës për të hyrë nuk bëhet publike, por kostoja totale midis të gjithë pjesëmarrësve zakonisht shkon deri në rreth 5 milion £, me hostin që paguan një shumë të mëtejshme.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF