KreuBusull

Kylie Jenner rrëfen arsyen pse qau për “tri javë” pasi lindi djalin e saj!

Kylie Jenner ka folur së fundmi për shëndetin e saj mendor pas lindjes së fëmijës së saj të dytë në fillim të këtij viti.

Ylli televiziv i kthyer jetës normale dhe ka rrëfyer në episodin e fundit të “The Kardashians” se, “ka qenë vërtet e vështirë”.

“Kam qarë pa pushim gjatë gjithë ditës tri javët e para. Është vetëm ‘baby blues’ dhe më pas ikën. E kam pasur edhe me Stormin”, tha ajo.  “Kam qarë për tre javë. Çdo ditë, deri në pikën që do të isha shtrirë në shtrat dhe koka do të më dhembte shumë”.

Teksa më tej shtoi, “Unë nuk jam mjeke, por lexova në Google… Ata e quajnë atë ‘baby blues’ kur nuk i kalon gjashtë javët. Pas rreth gjashtë javësh, fillova të ndjehem më mirë, por padyshim që kisha një periudhë të vështirë”.

Kujtojmë që Kylie dhe partneri i saj Travis Scott mirëpritën një djalë më 2 shkurt dhe njoftuan se emri i tij ishte Wolf, edhe pse më vonë ata zbuluan se e kanë ndryshuar dhe ende nuk e kanë vendosur se si do të quhet i vogli i tyre.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF