KreuBusull

Meghan flet për humbjen e Mbretëreshës: Mirënjohëse që e kam njohur..

Meghan Markle dhe Princi Harry ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar duke u përgatitur për Çmimet WellChild kur Mbretëresha Elizabeth vdiq më 8 shtator.

Tashmë Dukesha është kthyer në Shtetet e Bashkuara për të qenë me familjen e saj dhe në një intervistë për Variety, ajo tregoi se si familja po përballet me humbjen e monarkes.

Në një shërbim në Westminster Hall, çifti u pa të kapur për dore dhe Harry duke u përkulur teksa i jepte lamtumirën gjyshes. Ajo zbuloi fjalët që Harry kishte thënë, “Ajo tani është ribashkuar me bashkëshortin e saj”.

Më tej, Meghan Markle ndau gjithashtu krenarinë e saj që ishte në gjendje të “mbështeste” Harryn gjatë kësaj kohe të vështirë për të.

“Sigurisht, përsa i përket lidershipit femëror, ajo është shembulli më i ndritshëm. Ndihem thellësisht mirënjohëse që kam mundur të kaloj kohë me të dhe ta njoh”, tha Meghan Markle.

“Këto momente na bëjnë të pyesim veten se në çfarë duhet të përqendrojmë energjinë tonë. Tani për tani, ne ndihemi të emocionuar për të gjitha gjërat që krijojmë. Ne gjithashtu fokusohemi në faktin se shumica e punës që bëjmë është filantropike”, shtoi me tej Megan.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF