KreuBusull

Dojna Mema flet për herë të parë si nëna e Nolan: S’doja të shihja njeri!

Moderatorja e njohur Dojna Mema ishte e ftuar këtë të mërkurë në “Goca dhe Gra”, ku foli për herë të parë pas lindjes së djalit, Nolan.

Moderatorja tha se e ka pasur kompleks në fillim lindjen përmes rrugës çezariane, por sot shprehet e lumtur për zgjedhjen e saj.

“Kompleks kam pasur faktin që linda me çezarian dhe jo me lindje natyrale. Kjo ka qenë pjesa më e komplikuar që unë e kam vuajtur shumë.  Për fat kisha Vlashentin afër. Deri në momentin e fundit kam shkuar në spital me idenë që do lindja vetë. Kisha panik, as nuk e kisha menduar fare momentin e lindjes dhe kur erdhi…nuk isha vërtetë gati. Por të kisha pasur një ndjekje graduale, ndoshta mund ta kisha përballuar por tani jam e lumtur për zgjedhjen e bërë. Shtatzëninë e kam pasur shumë te lehtë, e kam përjetuar shumë mirë. Kam lindur në javën e 41 se fëmija ishte pak ‘përtac’. E mira që të gjitha gratë të ndjekin një regjim të mos konsumojnë gjëra të dëmshme, pavarësisht se unë kam ngrënë pica”, tha Dojna.

Më tej Dojna ka treguar se si jeta e saj ndryshoi pas lindjes së djalit. Ajo tha se e kishte problem në fillim të kishte njerëz afër, pasi donte që të kalonte sa më shumë kohë me Nolan.

“Kisha problem të kisha njerëz të tjerë nëpër këmbë. Herë pas herë vinte mami im dhe i Vlashenitn, ndërkohë që unë nuk doja të shihja njeri. Ishte momenti që do të rrish vetëm me fëmijën tënd. Kisha Vlashentin, që e dija që do të ishte baba i përkushtuar dhe ‘efikas’. Kishte instikte më shumë se unë”, rrëfeu Dojna.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF