KreuBusull

Filmi “Kthetrat e shqiponjës” vjen me premierë më 27 tetor në Tiranë!

Filmi i shumëpritur “Kthetrat e shqiponjës” me regji të Alex Visani duke filluar nga data 27 tetor do të shfaqet në të gjitha kinematë Cineplexx.

“Kthetrat e shqiponjës”, një film me metrazh të gjatë i zhanrit horror, po qarkullon në disa festivale botëror, ku është vlerësuar si “Filmi më i mirë” nga “Astrophobia Film Festival Canada” dhe “Level Up FilmFest Boston”.

Më në fund të gjithë adhuruesit e aktores së njohur italiane Manuela Arcuri, e cila prej vitesh i ka munguar ekranit, do të kenë mundësi ta shohin në këtë film ku ajo është protagoniste.

“Kthetrat e shqiponjës”, një produksion italo-gjermano-shqiptar, flet për kaosin pas rënies së komunizmit dhe për luftën e përgjakshme civile që e pason.

Aktorët që luajnë në këtë film janë Manuela Arcuri, Francesco Rossini, Arnold Damazzeti, Lorenzo Lepori, Matia Çobanaj, Ermir Jonka, Ilirda Bejleri, Joli Emiri, Ismail Shino, Xhino Musollari, Edvin Mustafa, Elidon Alika, Endrit Ahmetaj.

Një film shumë i bukur i cili nuk duhet humbur.. Më poshtë do të gjeni trailerin e filmit..

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF