Emily Ratajkowski është parë duke u puthur me një burrë misterioz gjatë një takimi romantik në New York City, pasi u tha se është një lidhje me Brad Pitt.
Emily duket më e lumtur se kurrë teksa ka shijuar një natë takimi me një burrë të ri. Ajo kishte veshur një bluzë të zezë me stil me supe jashtë, të cilën e kombinoi me pantallona të ngjashme dhe çizme të kuqe.
Flokët e saj ngjyrë kafe çokollatë i binin mbi supet, ndërkohë që kishte zgjedhur një grim natyral. Emily e plotësoi look-un e saj me një gjerdan të artë.
Burri misterioz kishte veshur një xhaketë jeshile dhe një këmishë të verdhë, të cilën e kishte shoqëruar pantallona ngjyrë kafe.
Dyshja u panë duke biseduar dhe duke u puthur, përpara se Emily të largohej me motorin shoqëruesit të saj. Në fotot e marra nga DailyMail, ata shihen edhe duke shijuar një darkë romantike.
Kujtojmë që supermodelja, 31 vjeçe, u nda nga bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard tre muaj më parë, pasi u pretendua se 41-vjeçari e kishte tradhtuar Emily.
Ata u martuan vetëm dy muaj pas lidhjes në vitin 2018 dhe kanë së bashku djalin njëvjeçar Sylvester Apollo Bear.



















