KreuBusull

Për të dytën herë; Cindy Marina rrëmben kupën e “Dance Albania”!

Në fund të çdo mbrëmje në “Dance Albania” një prej konkurrentëve duhet të lërë garën, ndërkohë që një tjetër triumfon duke u kurorëzuar si fituesi i mbrëmjes.

Në spektaklin e kësaj të hëne ishte modelja e njohur dhe shumë e dashur Cindy Marina e cila kryesoi me 8.3 pikë.

Kjo është hera e dytë që Cindy rrëmben kupën, duke u qenë konkurrentja e parë që arrin një rezultat të tillë.

Ndërkohë dyshja e fundit që rrezikoi eliminimin ishte Meridian Ramçaj dhe Arta Nitaj, ku kjo e fundit nuk mundi të vazhdojë garën.

Kujtojmë që javën e kaluar, Meridiani ndonëse ishte konkurrent i ri, arriti të fitonte kupën.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF