Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi së fundmi ka publikuar disa fotografi nga një dasmë ku ka qenë e ftuar.
Përveçse duket shumë bukur dhe tepër elegante, ajo që ka tërhequr vëmendjen më së shumti kanë qenë vetullat e saj ngyrë rozë.
Për të gjithë ata që e kanë pyetur për këtë zgjedhje, Matoshi ka shpjeguar arsyen me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, duke zbuluar se fshihet një mesazh i fortë, pasi lidhet me muajin tetor, i cili njihet si muaj i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit.
“Muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit”, ka shkruar Adriana përmbi foton e saj.
Kujtojmë që Adriana Matoshi rreth një viti më parë u përball për të dytën herë me tumorin duke iu nënshtruar sërish operacionit, i cili fatmirësisht doli me sukses.



















