Këngëtarja Adelina Tahiri para performancës së saj në “Dance Albania” gjatë spektaklit të kësaj të hëne ka sqaruar të gjithë ata që kanë pyetur nëse është apo jo bashkëshorti i saj xheloz.
Këngëtarja është shprehur se ai nuk është fare xheloz për pjesëmarrjen e saj në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”, “Nuk është burri im fare xheloz. Ngaqë nuk është shqiptar ndoshta”.
Me tej Adelina tha se i kanë bërë përshtypje disa komente, të tipit, “A e ka lënë burri këtë”, duke u shprehur se nuk e kuptonte se si ka mundësi që në shekullin e XXI të ketë akoma persona që bëjnë pyetje të tilla.
“Mendjen teksa vallëzoja nuk e kisha as te burri, as te partneri, por e kisha te çuni. Kisha frikë se do të hipte në skenë sepse më thoshte: Mami kur të vallëzosh ti, unë do të vij te ty në skenë. Rastisa në disa komente ku lexova që “A e ka lënë burri këtë?”. Unë akoma nuk mund ta kuptoj dhe ta besoj se në këtë shekull XXI ka akoma pyetje të tilla. Ai ishte i vetmi i cili më shtyu që të vija këtu dhe insistonte”, tha Adelina.



















