KreuBusull

Së shpejti sërish baba? Planet e Gerard Pique me Clara Chia do të lëndojnë Shakirën!

Lidhja e Gerard Pique dhe Clara Chia Marti mesa duket shumë shpejt do të bëhet edhe me e fortë pasi planet e futbollist janë të ketë një fëmijë me të.

Sipas gazetarit Jordi Martin, Pique ka marrë një vendim, nga i cili pritet që këngëtarja kolumbiane të mërzitet.

Programi “Telecinco Socialite” publikoi një ekskluzive me informacionin e Jordi Martin, ku thuhej, “Është diçka që do ta shqetësojë sepse Shakira dhe Pique kishin biseduar shumë. Ishte një gjë për të cilën të dy nuk ishin dakord. Më konkretisht, është një çështje për të cilën Pique dhe Shakira kishin mosmarrëveshje prej vitesh”.

Realiteti është se Gerard Pique, sipas informacioneve të gazetarit Jordi Martin, dëshiron të ketë një tjetër fëmijë, këtë herë me Clara Chia-n. Në fakt, dëshira e futbollistit për një fëmijë të tretë daton që nga viti 2016, ku në një intervistë ai zbuloi se gjithmonë ka dashur të ketë tre fëmijë. “Nëse ka një të tretë, do ta mirëpres”.

Megjithatë, Shakira nuk e pranoi kërkesën e tij. “Gerard është i bindur se ai dëshiron të ketë tre, por unë dua dy, kështu që ne jemi duke negociuar,” tha Shakira në 2014.

Sipas Martin, Pique i ka informuar të gjithë të afërmit për dëshirën e tij për t’u bërë baba për herë të tretë. Është diçka që nuk mund ta imagjinonim se do ta bënin kaq shpejt. Ai u ka thënë familjarëve se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër dhe kjo mund të ndodhë në vitin 2023. Ai është super i dashuruar me Clara-n. Dëshiron stabilitet me të dhe duket më i dashuruar dhe më i lumtur se kurrë”, zbuloi ai.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF