Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvije Jao u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij viti.
Ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Roel. Që nga ai moment, dyshja nuk ngurojnë të ndajnë në rrjetet sociale, foto dhe video me vogëlushin.
Së fundmi, Shpati gjatë një interviste të dhënë për “Mirage”, është pyetur nëse kanë plane për një fëmijë të dytë. Ai ka thënë për momentin ata po i kushtojnë gjithë vëmendjen djalit pasi duhet shumë përkushtim.
“Jemi në pauzë, sepse fëmija do të shumë përkushtim dhe Selvija me të vërtetë lodhet me djalin. Njëkohësisht edhe kënaqemi, shëtisim. Edhe kjo është një ndjenjë e paparë. Një ndjenjë që nuk paguhet me asgjë”, u shpreh këngëtari shumë i emocionuar.