Ai ka një vend të vetin në historinë e kinemasë por edhe në imagjinatën tonë si shikues. Bukuria e tij e jashtme përzihet me një bukuri humane së brendshmi, ka autoironi dhe burrëri. Ai mbetet figura që ka personifikuar më mirë se kushdo burrat presidentë, por edhe dashnorët e përjetshëm, me një lloj shkujdesje kaq natyrale. Krijuesi i Sundance Festival, në moshën 86 vjeçare, me një karrierë 70 vjeçare kinematografike, tregon për gjërat që e frymëzojnë në jetë.
1) Cili ka qenë filmi juaj i parë?
Një film nga Walt Disney. Mezi prisja të shkoja në kinema. U ula me njerëzit e tjerë ndërsa dritat ishin fikur. Errësira, ka diçka magjike përballë asaj që sheh në ekran. Sot, teknologjia ka avancuar, filmi nuk e ka më atë emocion si dikur.
2) Si ishte adoleshenca juaj?
Rebele! Shkova me makinë në San Francisco dhe u ula në kafenetë e North Beach. Pashë reklamën e “Rini e djegur” me James Dean dhe ky momenti ishte një shigjetë në zemër për identitetin tim. Aty e kuptova se doja diçka tjetër.
3) Cili ka qenë një nga kujtimet e tua më të rëndësishme?
Isha në klasën e tretë, fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në shkollë filloi të rrjedhë një rrymë e errët drejt hebrenjve. Nuk e dija se çfarë ishte një çifut. Befas njerëzit po murmuritnin se kush ishte dhe kush jo. Një ditë Lois Levinson – një shoqe e klasës – u ngrit dhe tha: “Unë quhem Lois Levinson, jam hebreje dhe shumë krenare për këtë.” Atë mbrëmje i thashë babait tim: Kush jam unë? Dhe ai u përgjigj: Një hebre, por ne jemi të gjithë njësoj.
4) Çfarë mund të thoni për martesën tuaj të parë?
U martova shumë i ri, në moshën 21-vjeçare me Lola Van Wagenen. Nëse do më pyesni “pse?”, do të përgjigjesha se ishte për të më shpëtuar jetën. Në atë kohë, kjo ishte ajo që ndjeva.
5) A i feston ditëlindjet?
Kur Jane Fonda mbushi 40 vjeç, më dërgoi një shënim: “Të lutem eja në festën time”. Unë iu përgjigja: “Kur mbusha 40 vjeç, u fsheha!”.
6) Si ishte kinemaja e viteve 60 për femrat?
Më e ashpër se tani. Jane Fonda, ishte ndër të parat që luajti një rol që e tronditi situatën. Tani gjërat kanë filluar të ecin më shpejt.
7) Cili është sekreti i suksesit?
Mbylle atë në një kuti xhami dhe mos ndërvepro me të derisa të gjesh një mënyrë për ta menaxhuar pa u bërë skllav i saj.
8) Të qënit i bukur në kinema është disavantazh sepse nuk merresh seriozisht, çfarë mendoni?
Unë e kam dëgjuar shumë këtë kohët e fundit. Por askush nuk ma tha kur isha i ri dhe i papunë, kur kisha shumë nevojë.
9) Si i zgjidhni filmat për të punuar?
Unë i rezistoj tundimit për të marrë parasysh opinionin, p.sh: regjisorin.
10) A nuk keni frikë se Sundance do të bëhet masiv?
Unë i kujtoj gjithmonë regjisorëve se festivali është për ta, jo për filmat.
11) Ka dekada që merreni me mjedisin. Çfarë ju shtyu?
Gjithçka filloi kur isha fëmijë. Los Angeles ishte një qytet i bukur, me hapësira të gjelbra, por brenda një kohe të shkurtër gjithçka ndryshoi. Pati rrokaqiej, autostrada dhe ndotje.
12) Si e keni menaxhuar famën?
Ka tre faza drejt suksesit. Në të parën të shohin si objekt. Më pas kaloni nga trajtimi si objekt në shikimin e vetes si objekt. Këtu duhet të jesh shumë i kujdesshëm, sepse hapi tjetër është të bëhesh objekt. Në atë moment do të jeni të humbur plotësisht.
13) A ka ndryshuar kinemaja?
Hollywoodi ndryshon vetëm për një arsye: frikën. I gjithë qyteti është ndërtuar mbi frikën.
14) Cili është mësimi më i mirë që ke mësuar gjatë karrierës?
Ndiq instinktin dhe ju e kuptoni si ta kthesh atë në biznes. Jetojmë në një shoqëri të orientuar drejt fitimit dhe kjo nuk do të ndryshojë lehtë.
15) Cila ka qenë ideja e krijimit të Sundance Festival?
Të marrim regjisorë me përvojë, të cilët tashmë kanë bërë rrugën e tyre drejt suksesit si: Oliver Stone, Sydney Pollack dhe George Roy Hill dhe të kthehen në mentorë për artistët e rinj. Kështu të rinjtë do të testohen për të zgjedhur aktorët dhe regjisorët e ardhshëm. Si rezultat, Sundance u bë një forcë rinovuese për Hollywood-in dhe kinematografia komerciale u ndikua nga kjo.
16) A rrezikon festivali të humbasë rëndësinë në epokën e YouTube?
Jo, sepse festivali ofron atë që nuk mund ta marrësh duke u ulur para kompjuterit. Ne u kemi dhënë atyre diçka ndryshe. Kinematë e mëdha kanë krijuar. Sundance shkon në qytete si një pikë takimi për njerëzit që e duan kinemanë.
17) Cili është miku juaj më i mirë?
Mund të them që nëse do ta kisha një të tille, do të ishte Paul Newman. Nuk e di se çfarë do të kisha bërë pa atë.
18) Ju bezdisin thashethemet që bëhen për ju?
Isha në një ceremoni për të marrë një çmim dhe u befasova sepse të gjithë kishin shkruar për mënyrën pse isha veshur me xhinse të lira.
19) A merrni ende oferta seksuale?
Energjia seksuale ka qenë gjithmonë në ajër dhe është ende, madje në një farë mënyre është edhe më intensive se më parë. Periudha më e keqe, ishte pas filmit “Indecent Proposal” me Demi Moore. Sa herë hidhja një hap, dëgjo megjithatë, ishte pas propozimit të pahijshëm. Zoti im, çfarë gjëje. Nuk mund të bëja asnjë hap pa dëgjuar: “Një milion dollarë për një natë me gruan tënde (qesh)
20) Çfarë do të thotë të bësh gjërat sipas mënyrës tënde?
Mund të firmos një autograf, apo të pozoj për një foto me një të panjohur, por kjo nuk do të thotë që ti më njeh apo e kupton vërtet se kush jam. Mos më thuaj ku të shkoj ose çfarë të them. Secili prej nesh kërcen me muzikën që pëlqen ose nuk kërcen fare.
Botuar ne BORDO, Tetor 2022!



















