KreuBusull

Vjen në jetë Adea; Eni Koçi, nënë për herë të parë: Jam e bekuar që sot..

Këngëtarja e njohur Eni Koçi është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të një vajze, të cilin e kanë pagëzuar me një emër shumë të bukur Adea.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj❤️ Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, ka shkruar këngëtarja përkrah një fotografie ku shihen duart e bashkuara të çiftit dhe vogëlushes së tyre.

Kujtojmë që Genci është baba edhe i një djali Gjin Prelvukaj, të cilin e ka nga martesa e tij e mëparshme.

 

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF