KreuBusull

“S’mund ta duroj më”, Kim Kardashian e ‘rraskapitur’ nga sulmet e Kanye West në rrjetet sociale!

Kim Kardashian “nuk mund t’i durojë” më sulmet e ish-partnerit të saj Kanye West në rrjetet sociale.

Në episodin e fundit të “The Kardashians”, Kim Kardashian foli me motrat Khloé Kardashian dhe Kendall Jenner për sjelljen e reperit në internet.

Krijuesja e SKIMS kujtoi situatën që West “postoi në Instagram se ai nuk mund t’i shohë fëmijët”, gjë që e bëri atë të përgjigjej: “Ju ishit këtu këtë mëngjes, ndaloni me këtë tregim”.

Teksa po diskutonin Kendall Jenner tha, “Ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, të gjitha narrativat e rreme në të cilat njerëzit besojnë”. Ndërkohë Kim u shprehse, “Është rraskapitëse, sot jam thjesht e rraskapitur. Nuk mund të duroj më”.

Khloe shtoi, “E gjitha është e fryrë, e gjitha.. është ajo që të gjithë duan të besojnë”.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF