Blogerja e njohur Armina Mevlani gjatë mbrëmjes së kësaj të mërkure në “Goca dhe Gra” ka treguar se ajo ka filluar të punojë që në moshën 14-vjeçare.
Edhe pse fëmijë i vetëm, Armina thotë se nuk është llastuar nga prindërit, por është mësuar me disiplinë.
Më tej Armina u shpreh se mamaja e saj, Moza Mevlani, punonte 3 punë në ditë, ndaj çdo gjë që ajo e kërkonte ishte ligj për Arminën e cila e shihte të ëmën teksa punonte dhe lodhej për të.
“Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën, që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari”, u shpreh Armina.



















