Aktorja Leah Messer dhe partneri i saj Jaylan Mobley kanë vendosur të ndahen. dy muaj pas fejesës.
Ylli i “Teen Mom”, 30 vjeç, dhe i fejuari i saj 26-vjeçar njoftuan ndarjen me anë të një deklarate te përbashkët në Instagram, ndërsa shprehën mirënjohjen për momentet e mira që kishin kaluar bashkë.
“Ndërsa viti i kaluar ka qenë jashtëzakonisht emocionues për të dy ne, ne kemi kuptuar se është më mirë të ecim në rrugë të ndara. Ne jemi shumë mirënjohës për mësimet, rritjen dhe kujtimet që kemi pasur në këtë marrëdhënie’, thanë ata.
“Shumë prej jush e keni parë historinë tonë të dashurisë të shpaloset dhe shpresojmë që do të vazhdoni të shikoni historitë tona ndërkohë që ne ecim përpara si miq”, ka shkruar ish-çifti.
Kujtojmw qw dyshja njoftoi fejesën e tyre në një postim në Instagram në gusht. Mobley i propozoi në plazh duke shkruar: “Dy shpirtra, një zemër. Është zyrtare”



















