Aktori i njohur dhe shumë i dashur Johnny Depp ka habitur së fundmi fansat me pamjen e tij. Depp u shfaq pa mjekër, me syze dhe një kapelë, teksa bëri foto me fansat jashtë Teatrit Capitol në Port Chester.
Bëhet me dije se aktori ka ndryshuar pamjen për rolin e tij si Mbreti Louis XV i Francës në filmin e ardhshëm “La Favorite”.
Sipas Deadline, xhirimet për filmin nisën në Francë më 26 korrik dhe do të përfundojnë më vonë këtë muaj. Filmi flet për Jeanne du Barry, një grua e klasës punëtore që u bë zonja e fundit e Louis XV. Ai është planifikuar të dalë në shkurt të vitit të ardhshëm.
Përveç xhirimeve të “La Favorite”, aktori ka kryer gjithashtu shfaqje të shumta muzikore në Evropë me Jeff Beck. Ky i fundit filloi turneun e tij më 23 shtator dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor. Dyshja performuan së bashku disa herë në fillim të këtij viti, si dhe publikuan një album të quajtur “18”.



















